TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Prill 2026, 09:06

Aksident i rëndë në Vlorë/ Përplasen dy automjete, plagosen disa persona

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në Vlorë/ Përplasen dy automjete,
Foto nga vendngjarja

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në rrugën e Lumit të Vlorës, në afërsi të urës së Laskos, në zonën e Kuçit.

Sipas informacioneve paraprake, nga përplasja kanë mbetur të lënduar disa persona. Në momentet e para pas ngjarjes, në vendngjarje nuk kishin mbërritur ende shërbimet e emergjencës dhe policia.

Të plagosurit raportohet se janë në pritje të ndihmës mjekësore, ndërsa ndërkohë mësohet se drejt zonës janë nisur efektivë të policisë dhe ambulanca.

Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet që autoritetet të japin më shumë detaje pas mbërritjes në vendngjarje dhe kryerjes së veprimeve të para hetimore.

Lini një Përgjigje