Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Ksamil, ku një fëmijë 2 vjeç është përplasur nga një automjet.
Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në rrugën “Hasan Tahsini”, ku një 48-vjeçar, banues në Ksamil, dyshohet se drejtonte mjetin në gjendje të dehur në momentin e përplasjes.
I mituri është transportuar me urgjencë në Spitalin e Sarandës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 48 vjeç, banues në Ksamil, i cili, në rrugën “Hasan Tahsini”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka aksidentuar një fëmijë 2 vjeç. I mituri ndodhet në Spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Lini një Përgjigje