TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Prill 2026, 08:32

Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Vorë, humb jetën një këmbësore

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Vorë, humb
Pamje nga aksidenti

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fushë Krujë–Vorë. Mësohet se, një automjet ka përplasur një këmbësore, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në vend.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur pranë zonës së njohur si Ura e Gjoles. Rrethanat e plota të aksidentit nuk janë ende të qarta dhe po hetohen nga autoritetet.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Lini një Përgjigje