TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Prill 2026, 15:22

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, tre të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, tre

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditëb e sotme në autostradën Rrogozhinë–Lushnje, pranë fshatit Golem.

Sipas të dhënave paraprake, mësohet se një automjet tip “Volkswagen Golf” është përplasur nga pas me një mjet bujqësor tip zetor. Përplasja ka qenë e fortë, duke bërë që mjeti bujqësor të zhvendoset për disa dhjetëra metra përgjatë rrugës.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona: drejtuesi i zetorit dhe dy pasagjerë që ndodheshin në automjetin “Golf”. Policia rrugore bën me dije se të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë, dyshohet se automjeti “Golf” ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë në momentin e përplasjes. Megjithatë, shkaqet e plota të aksidentit pritet të përcaktohen nga ekspertiza përkatëse.

Ndërkohë, një tjetër aksident është regjistruar pak momente më parë në rrugën e Plazhit të Vjetër. Bëhet me dije se, një automjet tip “Ford” ka përplasur një motomjet që përdorej për shpërndarje picash. Si pasojë, drejtuesi i motomjetit ka mbetur i plagosur lehtë dhe është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Lini një Përgjigje