TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Prill 2026, 12:18

E rëndë në Austri, 47-vjeçari shqiptar vret bashkëshorten me armë dhe thikë

Shkruar nga Pamfleti
E rëndë në Austri, 47-vjeçari shqiptar vret
Banesa e viktimes

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Austri, ku një burrë me origjinë nga Kosova dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij 38-vjeçare.

Krimi ndodhi të dielën rreth orës 18:30 në Sooß, në komunën Baden. Viktima u gjet në oborrin e banesës me plagë të shkaktuara nga një mjet prerës dhe nga armë zjarri.

Policia arrestoi menjëherë një 47-vjeçar, i cili dyshohet si autor i ngjarjes. Ai ndodhet në paraburgim ndërsa vijojnë veprimet hetimore.

Sipas të dhënave paraprake, çifti kishte pasur konflikte të përsëritura kohët e fundit, por motivi i krimit nuk është përcaktuar ende.

Në vendin e ngjarjes u sekuestrua edhe një pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur gjatë krimit. Autoritetet kanë urdhëruar kryerjen e autopsisë për të sqaruar shkakun e saktë të vdekjes.

 

krim i rende ne austri

Lini një Përgjigje