TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Prill 2026, 10:14

Shpërthim me tritol në oborrin e një banese në Memaliaj, autorët djegin makinën dhe largohen

Shkruar nga Pamfleti
Shpërthim me tritol në oborrin e një banese në Memaliaj,
Foto Ilustrim

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të kësaj të hëne në Memaliaj.

Sipas të dhënave paraprake, rreth orës 00:10, një sasi lënde plasëse shpërtheu në oborrin e banesës së  67-vjeçarit Bujtjan Kapaj në fshatin Toç. Nga shpërthimi u shkaktuan vetëm dëme materiale.

Autorët u larguan nga vendi i ngjarjes me automjet, por gjatë lëvizjes në aksin rrugor Krahës–Memaliaj, në afërsi të fshatit Qesarat, dyshohet se i kanë vënë zjarrin mjetit dhe më pas janë larguar në këmbë.

Policia ka nisur kontrolle në zonë për lokalizimin e tyre. Ndërkohë, grupi hetimor po vijon veprimet për të sqaruar rrethanat dhe për të identifikuar autorët.

"Më datë 06.04.2026, rreth orës 00:10, në oborrin e banesës së shtetasit B. K., 67 vjeç, në fshatin Toç, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Autori/autorët, gjatë largimit, në aksin rrugor “Krahës–Memaliaj”, në afërsi të fshatit Qesarat, dyshohet se kanë djegur automjetin me të cilin lëviznin dhe më pas janë larguar në këmbë.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin e zonës për lokalizimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon intensivisht veprimet hetimore për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve", inofrmon policia. 

shperthim me tritol

Lini një Përgjigje