TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Prill 2026, 00:16

Shpërthim i fortë në Lezhë, disa biznese dhe makina të dëmtuara; panik te banorët (Foto)

Shkruar nga Pamfleti
Shpërthim i fortë në Lezhë, disa biznese dhe makina të
Foto nga vendi i ngjarjes

Dëme në disa objekte dhe automjete, fatmirësisht pa të lënduar

Një shpërthim i fortë ka tronditur qytetin e Lezhës mbrëmjen e 5 prillit, rreth orës 23:00, në lagjen “Besëlidhja”, duke shkaktuar panik te banorët dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Shpërthimi ndodhi brenda një byrektore, në pronësi të shtetasit K. M., ndërsa zhurma u dëgjua në një zonë të gjerë të qytetit.

Shpërthim i fortë në Lezhë, disa biznese dhe makina të

Sipas informacionit zyrtar të Policisë, dyshohet se shkak i shpërthimit ka qenë një bombol gazi brenda ambientit të biznesit. Si pasojë, lokali ka pësuar dëmtime të mëdha, ndërsa janë prekur edhe dy biznese ngjitur. Forca e shpërthimit ka thyer xhamat e tre automjeteve të parkuara pranë dhe ka shkaktuar dëmtime edhe në fasadat e ndërtesave përreth.

Shpërthim i fortë në Lezhë, disa biznese dhe makina të

Rreth orës 23:00, në qytetin e Lezhës, në brendësi të një biznesi, dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale në lokal, në automjete dhe në dy biznese pranë”, njoftoi Policia. Banorët e zonës dolën të alarmuar nga banesat, por nuk raportohen persona të lënduar.

Grupi hetimor ka rrethuar zonën dhe vijon veprimet nën drejtimin e Prokurorisë për të zbardhur plotësisht rrethanat e shpërthimit dhe për të dokumentuar ligjërisht rastin.

Shpërthim i fortë në Lezhë, disa biznese dhe makina të

Dyshimet paraprake fokusohen te një defekt në bombolën e gazit, por autoritetet nuk përjashtojnë as pista të tjera deri në përfundim të hetimeve.

lezhe shperthim

Lini një Përgjigje