
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një emigrant nga Egjipti është gjetur i vdekur në një banesë të braktisur në fshatin Nivicë.
Efektivët e policisë Himarë kryen veprimet e para hetimore, pasi më datë 4 prill, në orët e para të mëngjesit, shërbimet e urgjencës mjekësore në Sarandë kanë njoftuar se pranë një banese të braktisur në fshatin Nivicë, është konstatuar pa shenja jete shtetasi H. O., 19 vjeç, banues në Menia, Egjipt.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, dyshohet se shtetasi ka ndërruar jetë për shkaqe natyrore.
Trupi i 19-vjeçarit është transportuar në morgun pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për t’iu nënshtruar autopsisë mjekoligjore.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë kryen veprimet e para hetimore, pasi më datë 04.04.2026, në orët e para të mëngjesit, shërbimet e urgjencës mjekësore në Sarandë kanë njoftuar se pranë një banese të braktisur në fshatin Nivicë, është konstatuar pa shenja jete shtetasi H. O., 19 vjeç, banues në Menia, Egjipt””, njofton policia.
Lini një Përgjigje