TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Qershor 2026, 12:09

PS ndryshon draftin e amnistisë penale, zgjerohen kategoritë e përfituesve

Shkruar nga Pamfleti
PS ndryshon draftin e amnistisë penale, zgjerohen kategoritë e
PS ndryshon draftin e amnistisë penale

Partia Socialiste ka miratuar një ndryshim në draftin e amnistisë penale, duke zgjeruar kategorinë e përfituesve.

Sipas variantit të ri, nga amnistia do të përfitojnë personat që kanë marrë një dënim të formës së prerë deri më 31 maj 2026.

Në draftin fillestar të përgatitur nga Ministria e Drejtësisë, afati i përcaktuar ishte 31 maj 2025. Ndryshimi i miratuar nga mazhoranca shtyn me një vit datën për përfitimin nga amnistia.

Projektligji pritet të kalojë për miratim në seancën plenare të 18 qershorit në Kuvend.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë, amnistia mbështetet në parimet e humanizmit dhe rehabilitimit.

 “Kjo amnisti ka një fokus të shtuar tek grupet vulnerabël si të miturit, gratë, nënat me fëmijë dhe personat me moshë të thyer. Por nga kjo do të përfitojnë edhe burgjet, që do të lirohen nga ngarkesa.”, thotë zv. ministrja e Drejtësisë.

Drafti aktual thotë se “burrat që deri më 31 dhjetor 2025 janë dënuar me vendim të formës së prerë deri në 3 vite burg ose u ka mbetur pa shlyer 3 vite, apo gratë që janë dënuar apo u ka mbetur pa shlyer 4 vite burg deri ditën e fundit të vitit t3ë kaluar do të lirohen menjëherë”

Nga të dhënat e Ministrisë së Drejtësisë, pesë gra përfitojnë shuarje të menjëhershme të dënimit dhe dhjetë të tjera ulje dënimi. Ndërkohë, katër të mitur përfshihen në kategoritë përfituese. Efektet më të mëdha priten tek personat që vuajnë dënimin në shërbim prove.

"Rreth 2163 persona përfitojnë shuarje të menjëhershme dënimi, ndërsa për 2914 të tjerë ulet masa e dënimit"

Pavarësisht debatit që shoqëron çdo amnisti, qeveria këmbëngul se siguria publike nuk preket, pasi nga përfitimet përjashtohen autorët e veprave më të rënda penale. 

ps ndryshon draftin e amnistisë penale zgjerohen kategoritë e përfituesve

Lini një Përgjigje