TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Prill 2026, 11:53

Plagosi me armë zjarri bashkëshortin e të dashurës në Fier, arrestohet pas rreth një viti Klement Beqaj

Shkruar nga Pamfleti
Plagosi me armë zjarri bashkëshortin e të dashurës në
Melisa Hoxhallari dhe Klement Beqaj

Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se një vit më parë ka qëlluar me armë zjarri ndaj një personi duke e lënë të plagosur.

Sipas policisë, i arrestuari është Kelment Beqaj, banues në Fier, i cili ishte në kërkim prej kohësh.

Sipas hetimeve, ngjarja ka ndodhur më 5 janar 2025, kur 27-vjeçari, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri ndaj 42-vjeçari Gledian Hoxhallari, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Për këtë rast, Gjykata ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Beqaj kishte krijuar një lidhje intime me bashkëshorten e Gledian Hoxhallarit, Melisa Hoxhallarin. Ngjarja ndodhi teksa Gledian Hoxhallari po priste për t’u takuar me bashkëshorten e tij, ku edhe u sulmua me armë zjarri.

Ndërkohë Melisa Hoxhallari pas ngjarjes u arratis bashkë me të dashurin e saj, por më pas u vetëdorëzua në Polici. Ai u ndalua në Kakavijë nga shërbimet e Policisë Kufitare, ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

"Vihet në pranga një 27-vjeçar i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë, dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier bënë të mundur ndalimin e shtetasit K. B., 27 vjeç, banues në Fier, i shpallur më parë në kërkim.

Nga hetimet rezulton se ky shtetas, më datë 05.01.2025, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin G. H., 42 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Për këtë rast, Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Shtetasi K. B., u ndalua në Kakavijë nga shërbimet e Policisë Kufitare. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.", njofton policia.

Lini një Përgjigje