Dy persona, të dyshuar si emigrantë të paligjshëm, janë gjetur të pajetë në një zonë malore mbi fshatin Kamenicë, në qarkun e Korçës.
Sipas të dhënave paraprake, viktimat janë rreth 25 dhe 30 vjeç. Nga këqyrja e parë në vendngjarje nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshimet e para lidhen me vdekjen si pasojë e temperaturave të ulëta në zonë.
Forcat e Policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe identitetin e viktimave.
Lini një Përgjigje