TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Prill 2026, 10:31

Ishin vjedhur jashtë shtetit, sekuestrohen dy automjete luksoze me vlerë 120 mijë euro në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
Ishin vjedhur jashtë shtetit, sekuestrohen dy automjete luksoze me
Sekuestrohen dy automjete luksoze me vlerë 120 mijë euro në Tiranë

Dy automjete luksoze të vjedhura jashtë shtetit dhe të trafikuara në Shqipëri janë sekuestruar nga policia e Tiranës.

Sipas policisë bëhet fjalë për dy mjete tip Audi SQ8 dhe BMW, me vlerë të përbashkët rreth 120 000 euro.

Nga veprimet hetimore u identifikuan dhe proceduan penalisht dy shtetas me iniciale H. P., 29 vjeç dhe K. B., 50 vjeç, të dyshuar për trafikimin në Shqipëri të makinave të vjedhura në Gjermani dhe Zvicër, me qëllim shitjen e tyre.

29-vjeçari dyshohet se ka sjellë automjetin e vjedhur tip “Audi SQ8”, me vlerë rreth 70 000 euro, nga Gjermania, ndërsa 50-vjeçari ka sjellë nga Zvicra “BMW” e vjedhur, me vlerë rreth 50 000 euro.

sekuestrohen dy automjete luksoze tiranë

Lini një Përgjigje