TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Prill 2026, 17:43

Detaje nga plagosja e 30-vjeçares në Kamëz, u qëllua me armë nga fqinji!

Shkruar nga Pamfleti
Detaje nga plagosja e 30-vjeçares në Kamëz, u qëllua me
Policia

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Laknasit, Kamëz, ku një 30-vjeçare ka mbetur e plagosur lehtë në rrethana që paraprakisht dyshohet të jenë aksidentale.

Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 15:30, shtetasja me iniciale E. L., është paraqitur për mjekim në poliklinikën e Kamzës.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se e reja ndodhej në oborrin e banesës së xhaxhait të saj në Laknas, në momentin kur është qëlluar me armë gjahu nga një fqinj.

Policia bën me dije se shtetasi N. Sh., rreth 73 vjeç, i shoqëruar në komisariat, dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me synim për të larguar një kafshë.

Si pasojë, një saçmë ka devijuar dhe ka goditur në faqe 30-vjeçaren, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

Pas marrjes së ndihmës mjekësore, e reja është larguar drejt banesës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ka kryer veprimet në vendngjarje dhe ka shoqëruar autorin e dyshuar për procedurat e mëtejshme. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e përgjegjësisë ligjore.

"Rreth orës 15:30, është marrë njoftim se në poliklinikën në Kamëz është paraqitur për mjekim shtetasja E. L., rreth 30 vjeçe. Menjeherë në vendngjarje ka shkuar Grupi Hetimor me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve hetimore është bërë identifikimi dhe shoqërimi në Komisariat i shtetasit N. Sh., rreth 73 vjeç, banues në Laknas, për veprime të metejshme proceduriale. Paraprakisht dyshohet se 73-vjeçari ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të larguar një kafshë dhe për pasojë një saçmë gjahu ka dëmtuar në faqe shtetasen E. L, e cila po qendronte në oborrin e banesës së xhaxhait të saj, në Laknas. 30-vjeçarja pas marrjes së mjekimit kaloi në banesë. Vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit."-njofton policia. 

plagosja e 30-vjeçares në kamëz polici

Lini një Përgjigje