Policia ka dhënë detaje nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur sot në qytetin e Vlorës, ku 63-vjeçari Ismail Aliaj ka humbur jetën pas një konflikti fizik. Policia bën me dije se autorët e dyshuar janë identifikuar dhe po punohet për kapjen e tyre.
Sipas informacionit të policisë, rreth orës 15:00, në zonën e njohur si “Rruga e Çipave”, Ismail Aliaj është goditur me grushte nga dy persona pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.
Si pasojë e dhunës së ushtruar, 63-vjeçari ka humbur ndjenjat në vendngjarje.
I dëmtuari është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë.
"Sot, rreth orës 15:00, në vendin e quajtur “Rruga e Çipave”, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi B. A., 63 vjeç, është goditur me grushte nga dy shtetas, tashmë të identifikuar nga shërbimet e Policisë dhe vijon puna për kapjen e tyre.
Si pasojë e dëmtimeve, shtetasi B. A, ka humbur ndjenjat dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë, ku më pas ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon intensivisht për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes."-njofton policia.
Lini një Përgjigje