TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Prill 2026, 10:05

Zbradhen detaje nga sherri me një viktimë në Vlorë, konflikti i të birit i kushtoi jetën 63-vjeçarit 

Shkruar nga Pamfleti
Zbradhen detaje nga sherri me një viktimë në Vlorë,
Pamje nga vendngjarja

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë që ndodhi pasditen e djeshme (3 prill) në Vlorë, ku humbi jetën 63-vjeçari Ismail Aliaj.

Sipas burimeve policore, ngjarja ka lidhje me një konflikt të mëparshëm mes djalit të viktimës dhe autorit të sulmit. Babë e bir kanë shkuar në rrugën “Gjergj Araniti” për të sqaruar situatën, ku janë përballur me autorin.

Në atë moment, ai ndodhej në automjet së bashku me familjen, pasi sapo kishte nxjerrë djalin nga spitali. Fillimisht përplasja ka qenë verbale, por më pas ka kaluar në fyerje dhe sharje.

Situata është përshkallëzuar kur në konflikt janë përfshirë edhe dy shokë të autorit. Pas përleshjes fizike me grushte dhe shkelma, 63-vjeçari Ismail Aliaj ka humbur jetën në vend.

Policia e Vlorës ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e të gjithë personave të përfshirë. Autorët e dyshuar janë shpallur në kërkim, ndërsa hetimet vijojnë.

 

vdekja e ismail aliajt sherri ne vlore

Lini një Përgjigje