TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Qershor 2026, 16:03

“Lëreni naftën të rrjedhë”, Trump: Anijet po rikthehen në Ngushticën e Hormuzit

Shkruar nga Pamfleti

“Lëreni naftën të rrjedhë”, Trump: Anijet po

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se anijet kanë nisur të lëvizin sërish nëpër Ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme të transportit detar në botë, e cila u përball me kufizime dhe tensione të forta pas nisjes së konfliktit me Iranin.

Përmes një reagimi publik, Trump tha se shumë prej mjeteve lundruese që po kalojnë nëpër ngushticë janë të ngarkuara me naftë, duke siguruar se rruga detare është tashmë e sigurt.

“Anijet po fillojnë të lëvizin”, deklaroi Trump, duke shtuar se shumë prej tyre "janë të ngarkuara me naftë” dhe se korsia e transportit detar është “plotësisht e sigurt dhe e paprekur”.

“Lëreni naftën të rrjedhë”, Trump: Anijet po

Një ditë më parë, presidenti amerikan u kishte bërë thirrje kompanive detare të rifillonin aktivitetin, duke deklaruar se: “Ndezni motorët dhe lëreni naftën të rrjedhë”, ndërsa sinjalizoi rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.

Më pas, Trump bëri të ditur se rruga strategjike e transportit detar pritet të hapet zyrtarisht të premten, ditë kur sipas tij do të nënshkruhet edhe marrëveshja përkatëse.

“Lëreni naftën të rrjedhë”, Trump: Anijet po

Ai njoftoi gjithashtu se do të hiqet bllokada amerikane ndaj porteve iraniane, ndërsa theksoi se Ngushtica e Hormuzit do të jetë “përgjithmonë pa pagesë”. “Do të jetë përgjithmonë pa pagesë”, deklaroi Trump për New York Times.

Ngushtica e Hormuzit konsiderohet një nga arteriet më të rëndësishme për tregtinë globale të energjisë. Përpara shpërthimit të konfliktit, më shumë se 100 anije në ditë kalonin mesatarisht përmes kësaj rruge detare, duke transportuar naftë dhe gaz drejt tregjeve ndërkombëtare.

presidenti i shba-së donald trump anije hormuz

Lini një Përgjigje