Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia në Laç pasi qarkullonte i armatosur në qytet.
Në pranga ra shtetasi Franko Bellova, i cili u ndalua gjatë operacionit policor të koduar “Siguria”. Ai lëvizte me një automjet pa targa dhe gjatë kontrollit iu gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, të cilën e mbante pa leje.
Policia sekuestroi armën në cilësinë e provës materiale dhe vijoi me procedurat përkatëse ndaj të ndaluarit.
"Kontrolle intensive kundër armëmbajtjes pa leje. Finalizohet operacioni policor i koduar “Siguria”.
Lëvizte i armatosur dhe me automjet pa targa, lokalizohet dhe vihet në pranga 30-vjeçari.
Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, me municion luftarak, dhe automjeti.
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të një informacioni të siguruar në rrugë operative, për një shtetas që lëvizte i armatosur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale “Shqiponja”, finalizuan operacionin policor të koduar “Siguria”.
Në kuadër të operacionit, në qytetin e Laçit, u ndalua shtetasi F. B., rreth 30 vjeç, banues në Milot, Kurbin.
Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, me municion luftarak, të cilën 30-vjeçari e mbante pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale", njofton policia.
Lini një Përgjigje