Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi vodhën një kasafortë me sende me vlerë nga një banesë në rrugën “Zihni Sako” në Tiranë. Ata u kapën menjëherë pas ngjarjes, teksa po tentonin të largoheshin.
Grabitësit janë identifikuar si Andi Hasani dhe Agron Goxhaj 45 dhe 48 vjeç. Sipas të dhënave të hetimit, kasaforta e vjedhur përmbante sende me vlerë dhe një armë zjarri me municion, e cila mbahej me leje nga pronari i banesës.

Gjatë verifikimeve, policia identifikoi edhe një ambient të përshtatur si biznes, ku njëri prej tyre dyshohet se merrej me modifikimin e çelësave për hapjen e bravave të apartamenteve.
Hetimet tregojnë se dy personat mund të jenë të përfshirë edhe në vjedhje të tjera, të kryera në Durrës dhe në zona të mbuluara nga Komisariati Nr. 2 në Tiranë, ku janë marrë para dhe sende me vlerë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan kasaforta, sende me vlerë, dy automjete dhe një motomjet, me një vlerë totale rreth 30 mijë euro.
"Finalizohet operacioni i koduar “Access”, duke vënë në pranga dy persona të dyshuar për vjedhje në banesa.
Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit 45 vjeç dhe 48 vjeç, banues në Tiranë, menjëherë pasi kishin vjedhur një kasafortë me sende me vlerë në një banesë në rrugën “Zihni Sako”.
Brenda kasafortës ndodhej edhe një armë zjarri me municion, e poseduar me leje nga pronari i banesës.
Gjatë hetimeve, policia zbuloi edhe një ambient të kamufluar si biznes, ku njëri prej të arrestuarve dyshohet se modifikonte çelësa të ndryshëm për hapjen e bravave të apartamenteve.
Nga veprimet hetimore rezulton se këta shtetas dyshohet të kenë kryer vjedhje të tjera në Durrës dhe në zonën e Komisariatit të Policisë Nr. 2, ku kanë marrë shuma parash dhe sende me vlerë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan kasaforta, sende me vlerë, 2 automjete dhe 1 motomjet, me vlerë totale rreth 30 mijë euro.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme", njofton policia.
Lini një Përgjigje