TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Qershor 2026, 08:26

Vrasja në Mirditë, viktima u qëllua brenda automjetit; policia jep detajet

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja në Mirditë, viktima u qëllua brenda automjetit; policia
Detaje të reja nga vrasja në Mirditë

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e ndodhur në Mirditë, ku viktima është identifikuar si shtetasi Valter Lleshi.

Sipas informacioneve nga policia, viktima është qëlluar me armë zjarri ndërsa ndodhej në automjetin e tij tip “Toyota”. Trupi i pajetë u gjet mëngjesin e kësaj të hëne në fshatin Shkorret.

Lleshi është punonjës i kompanisë së bazaltit në Spaç. Po kësaj kompanie, në mars të këtij viti, iu vendos një sasi tritoli në një prej makinerive, por nuk shpërtheu.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën që të çon drejt Spaçit, ndërsa ende nuk janë sqaruar rrethanat e plota të vrasjes.

45-vjeçari Lleshi, dyshohet se është autori i vrasjes së Anton Kelit, në vitin 2020 i cili punonte si taksist në Rrëshen.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët nisën veprimet procedurale dhe grumbullimin e provave.

"Mirditë/Informacion paraprak. Rreth orës 07:10, në fshatin Shkorret, Mirditë, në aksin rrugor Reps–Spaç, është gjetur në automjet, dyshohet i vrarë me armë zjarri, shtetasi V. Ll., rreth 45 vjeç.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për fiksimin dhe administrimin e çdo prove që do t'i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.", thuhet në njoftimin e policisë. 

vrasja në mirditë viktima automjet policia jep detajet

Lini një Përgjigje