
Një aksident i rëndë është regjistruar gjatë natës në autostradën Vlorë–Fier, pranë fshatit Novoselë, ku për pasojë ka humbur jetën në vend një i ri 23-vjeçar.
Sipas të dhënave paraprake, mjeti me targa AB009GN është përplasur me barrierat mbrojtëse anësore të rrugës.
Rreth 30 metra larg pikës së përplasjes është gjetur pa shenja jete shtetasi Albi Hoxha, i datëlindjes 07.08.2002.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe shërbimet e emergjencës, të cilat kanë bërë të mundur transportimin e një personi tjetër të plagosur drejt spitalit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Lini një Përgjigje