
Një qen pitbull ka sulmuar një vajzë të mitur duke i shkaktuar dëmtime serioze. Ngjraja ka ndodhur në Vlorë, teksa e mitura 4 vjeç, sipas raportimeve ka përfunduar në spital ku po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.
E mitura ishte me gjyshërit kur u sulmua nga qeni pitbull, ndërsa mësohet se ka pësuar dëmtime në pjesën e kokës.
Ngjarja mund të rezultonte fatale nëse nuk do të ndërhynte një person, që të largonte kafshën, ndërsa vajza është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal.
“Vajza ishte me gjyshin dhe gjyshen. Erdhi qeni dhe e mbërtheu në kokën. E kapa qenin dhe e lidha me zinxhir. Fëmija ishte 4-vjeçe", tregon Sejko Veliu për Report TV.
Nga raportimet mësohet se e mitura është futur me urgjencë në sallën e operacionit.
Lini një Përgjigje