Marjana Koçeku mungoi në mbledhjen e sotme të Komisionit për Politikën e Jashtme, ku mban statusin e anëtares.
Burime bëjnë me dije se deri në këto momente nuk ka pasur asnjë reagim apo koment nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste lidhur me mungesën e saj.
Ndërkohë, në Kuvend nuk është depozituar asnjë shkresë zyrtare nga Koçeku, përmes së cilës ajo të kërkojë largimin nga grupi parlamentar i PS-së.
Pak orë më parë Marjana Koçeku, ka publikuar një mesazh të fortë në rrjetet sociale, të cilin e ka adresuar ndaj familjes Bajraj në Shkodër.
Koçeku thotë se do të reagojë ashpër nëse familjes së saj i ndodh diçka.
“Ky mesazh i drejtohet Bajrajve të Shkodrës. Nëse familjes teme i preket kjoftë edhe nji qime floku, unë s’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën”, shkruan ajo.
E pagëzuar si Neomalësorja, deputetja 25-vjeçare e promovuar nga vetë kryeministri Edi Rama, vendosi të mos jetë më pjesë e grupit parlamentar të Partisë Socialsite.
“Prej sot jam deputete e pamvarun. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me nji parti. Ato m’i diftojne kufijtë", shkroi Koçeku disa ditë më parë.
Marjana Koçeku ka vetëm 9 muaj në parlament teksa vendosi të distancohet nga mazhoranca socialiste, ndonëse në zgjedhjet e 11 majti 2025, kryesoi listën e mbyllur në Qarkun e Shkodrës.
Lini një Përgjigje