TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Prill 2026, 15:28

"M'u bllokua njëra armë, tjetrën nuk doja ta bëja pis"/ Dumani dhe Alibej ballafaqohen në GJKKO për vrasjen e vëllait të Talo Çelës!

Shkruar nga Pamfleti
"M'u bllokua njëra armë, tjetrën nuk doja ta bëja
Talo Çela, Nuredin Dumani dhe Erjon Alibej

Dumani është shprehur se ai bashkë me Enver Divën dhe Besmir Xhixhën pasi kishin marrë informacion nga Eljo Bitri, ishin nisur drejt shtëpisë së Bujar Çelës, por nuk kanë mundur ta kryejnë aty ekzekutimin, pasi u pikasën nga një person që nuk e njihte, dhe u larguan.

Dy bashkëpunëtorët e drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Erjon Alibej po ballafaqohen ditën e sotme në GJKKO për vrasjen e Bujar Çelës në Bradashesh, vëllait të Talo Çelës.

Para trupës gjykuese, të dy bashkëpunëtorët kanë deklaruar se u qëndrojnë dëshmive që kanë dhënë më herët për këtë ngjarje.

“I qëndroj plotësisht deklarimeve që kam dhënë”, tha Dumani.

“Po i qëndroj deklarimeve”, tha Erjon Alibej.

Kujtojmë që kjo përballje vjen pasi në janar të këtij viti Nuredin Dumani rrëfeu në GJKKO, se në vrasjen e Bujar Çelës mori pjesë me Besmir Xhixhën dhe Enver Divën. Dumani dëshmoi se diçka nuk shkoi me armën e tij dhe nuk qëlloi, ndonëse kishte në fakt dy armë.

“Kisha dy armë. Njërën e kisha për ta përdorur në vrasjen e Bujar Çelës, tjetrën e mbaja si zakonisht për vetëmbrojtje dhe nuk e përdorja në ngjarje. Tentova ta qëlloj Bujarin por arma nuk më shkrepi. I thashë Xhixhës të qëllonte se nuk po më shkrepte. Nuk e përdora armën e dytë sepse nuk doja ta bëja pis”.-tha Dumani.

Ndërkohë nga ana tjetër, Alibej ka deklaruar para GJKKO se vrasjen e Çelës, e planifikoi me Nuredin Dumanin.

Dëshmia e Erjon Alibejt: Bujar Çela është vëllai i Talo Çelës njeriu më i afërt i tij. Ka qenë taksist kemi pasur informacion edhe nga Eljo Prifti. Pas vrasjes së Emiljano Ramazanit e vendosa unë dhe e diskutova dhe me Nuredinin që armën e krimit të vrasjes ta vendosim te shtëpia e Bujar Celës. Shtëpinë ia dija se kisha informator pranë tyre.

Bujar Çela kishte një pikë shumice ndërsa Xhulian Hoxha shkonte atje. Nuk arritëm  që Xhuliani të merrte një qese apo diçka që kishte prekur Bujari me dorë për gjurmët. Donim të groposnim pranë shtëpisë. Donim të krijonim përplasje mes tyre. Me anë të policit Palusha që njihja do t’i tregoja atij që e ke armën te shtëpia e Bujarit, por nuk e arritëm t’ia bënim këtë. Vendosëm që Bujarin ta ekzekutonim, u angazhua Enrik Hoxha dhe ata komunikonin me Nuredinin. U angazhua kushoja me nipçen për ta vrarë Bujar Celën. Se di pse u tërhoqëm në atë kohë se ishte objektiv shumë i thjeshtë. Për vrasjen e Bujar Celës u nisën direkt pas vrasjes së Kapllanit, shokut të Nuredinit. Çunat e Fushë Krujës e kanë sjellë Nuredinin dhe një makinë pune.

Një person i pa çunat e Fushë Krujës me maska dhe janë trembur dhe kanë ikur për një moment. Pasi janë rikthyer, janë afruar dhe e kanë qëlluar . Pasi e kanë vrarë, ka shkruar Nuredini, janë larguar dy makinat. Kanë ikur të gjithë më pas me një E Class direkt për Fushë Krujë. Kisha radio policie dhe i thash ik direkt drejt se e ke rrugën bosh.

Me telefonon Agim Lleshi dhe më thotë Erjon a je gjumë ? Po i thashë. Ai më tha se kanë vrarë vëllanë e Talo Celës.

Nuredini rrinte tek një hotel që ja kishte siguruar Bes Xhixha. Nuredini më ka thënë dhe i kam çuar 60-70 mijë euro nuk e mbaj mend shumën. E kam çuar në afërsi të Vorës pranë një karburanti. Të nesërmen më vjen një autokolonë policie. Nuk kam bërë rezistencë.

Nuredini ka qënë organizatori i gjithçkaje, përveç Regis Runajt, përveçse këtij rasti. Unë i kam ofruar gjithçka që ai kërkonte. Çunat e Fushë Krujës, Besin dhe Verin s’i kam parë kurrë. Kur u ekzekutua Kapllani, çunat e Fushë Krujës kanë pasur informacion.

Bujar Çela u vra më 17 shtator të vitit 2020, ndërsa i penduari tregon se shkak ishte bërë vrasja e mikut të tij Klevis Kapllani, për të cilën dyshohej se ishte kryer nga Talo Çela dhe vëllezërit Manhasa.

Dumani është shprehur se ai bashkë me Enver Divën dhe Besmir Xhixhën pasi kishin marrë informacion nga Eljo Bitri, ishin nisur drejt shtëpisë së Bujar Çelës, por nuk kanë mundur ta kryejnë aty ekzekutimin, pasi u pikasën nga një person që nuk e njihte, dhe u larguan.

Por nga informacionet që kishte e dinte se Bujari e pinte kafen në një lokal ku ndalonin autobusët që niseshin për Greqi, dhe sapo e ka parë drejt tij është nisur Enver Diva, i cili ka qëlluar mbi Bujarin, por ai është ende gjallë.

Në këtë moment afrohet Dumani i cili nxjerr pistoletën të cilën ja kishte bërë vetë dhuratë Talo Çela, por ajo nuk i ka shkrepur, prandaj ai ka kërkuar që Besmir Xhixha të zbriste nga makina dhe të qëllonte mbi Bujarin me një pistoletë 9 mm.

Pas vrasjes ata janë larguar në drejtim të Fushë-Krujës ku kanë djegur makinën që kishin përdorur për të kryer vrasjen, ndërsa armët i kishin hedhur në një kanal në Plepa në Durrës.



vrasja e bujar Çelës nuredin dumani dhe erjon alibej gjkko

Lini një Përgjigje