TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Qershor 2026, 12:45

Mosbesim te ministrat? Rama ‘blindon’ kabinetin: zv.ministra politikë për çdo ministri

Shkruar nga Pamfleti
Mosbesim te ministrat? Rama ‘blindon’ kabinetin: zv.ministra
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama pritet të emërojë një mori emrash, pjesë e strukturave të Partisë Socialiste, në pozicionet e zv.ministrave. Për çdo Ministri, ministrit do t’I bashkangjitet një zv.ministër që do të jetë pjesë e strukturave të Partisë Socialiste dhe do të luajë rolin e një koordinatori mes ministrit, grupit parlamentar ose deputetëve, lidhur me shqetësimet apo problematikat që ato kanë në zonat ku mbulojnë. Me pak fjalë, duket se Rama, i cili po përballet me protesta prej 22 ditësh që kërkojnë dorëheqjen e tij, po forcon lidhjen mes Qeverisë dhe strukturave partiake, për ta shtrirë atë më pas në komunitet.

Vendimi, sipas Report TV, për të emëruar zv.ministrat politikë është marrë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të së shtunës. Mësohet se Grupit iu bë e ditur nga Kryeministri Edi Rama, ndërsa këtij të fundit ia kanë shprehur si shqetësim drejtuesit politikë në qarqe.

Dhe duket se emërimi i zv.ministrave politikë në një situatë kur Rama po përballet me protesta, që kanë krijuar një tulatje në grupin parlamentar, është menduar si një fuqizim i ministrive me persona politikë, në një kohë kur më shumë se gjysma e kabinetit qeveritar përbëhet nga emra që nuk kanë qenë pjesë e strukturave apo lidhje të Partisë Socialiste.

Zv.ministrat do të jenë koordinatorë, ose ndryshe një derë e hapur në Ministri për deputetët, por jo vetëm. Fakti që ata do të jenë politikë do të thotë se në fokus të tyre do të jenë pikërisht zgjidhja e problemeve që referohen qoftë nga ligjvënësit ashtu edhe nga strukturat partiake.

Në këtë mënyrë, duket se Rama po i kthehet skemës së vjetër, ndërsa në pothuajse të gjithë mandatet si Kryeministër, ka anashkaluar totalisht strukturat partiake, duke i imponuar atyre emra të rinj ose jo, por që nuk konsideroheshin si pjesë e PS-së.

 

rama ministra zv.ministra

3 Komente

  1. E
    Eno

    Deri në vitin '90 bazike në çdo ndërmarrje ishte struktura drejtuese tekniko-profesionale sipas profilit të ndërmarrjes dhe si apandesit, partia-shtet i puthiste paralel byronë e partisë. Po Sot?! Ka vetëm parti. Prandaj jemi këtu ku jemi!!!!

    1. Y
      Ylli

      Vendimi është marrë thotë HAHAHA u shpall thuaj. Po i gjithë kabineti është politik, ça ma politik e ban. gjith zv min politik kot tani do i shtoj dhe nje politik HAHAHAYu marros mallos fare

      1. m
        maloku

        Rama politik i ka te gjith ministra e zv ministra po ca te shpallur e ca si skutha qe marin postin po nuk ndihen si ai pabuksi malok spiun legeni Ministi FERID HOXHA qelbsira me e madhe qe ka kalu nga qeveria agjent francez

        Lini një Përgjigje