TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Qershor 2026, 11:46

Mbi 20 ditë protestë, Balla tregon emrat e organizatorëve: Njihuni me udhëheqësit e “Shqipërisë së re” (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Mbi 20 ditë protestë, Balla tregon emrat e organizatorëve:
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nëpërmjet një postimi në Facebook ka reaguar me ironi ndaj protestës së opozitës, duke treguar emrat e personave që sipas tij qëndrojnë pas organizimit të saj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla ka ironizuar figurat politike dhe aktivistët e përfshirë në protestë, duke i cilësuar si “udhëheqësit e Shqipërisë së re”.

Në video shfaqen deputeti i PD, Klevis Balliu, kreu i "Partia Mundësia", Agron Shehaj, nga "Lëvizja Bashkë", Arlind Qori dhe nga "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj.

"Njihuni me udhëheqësit e “Shqipërisë e re” të cilët shpallin vendimet, japin konkluzionet, marrin like-t. Ne kemi Shqipërinë 2030 në BE të shqiptarëve të punë”, shkruan Balla krahas videos.

Ju rikujtojmë se në mbledhjen e zgjeruar me qeverinë dhe grupin parlamentar, që u zhvillua të shtunën paradite në Pallatin e Brigadave, Edi Rama kishte shprehur shqetësimin se ai po braktiset nga hierarkia e lartë e pushtetit në parti, përveç Taulant Ballës.

"Vetëm Taulant Balla më ka qëndruar në krah duke mbajtur qëndrime në rrjetet sociale...Unë nuk kam nevojë për asnjërin se e përballoj vetëm këtë situatë, por dua të dëgjoj ju udhëheqësit e partisë se çfarë mendoni", ka thënë Rama, ku më parë ishin dorëzuar celularët nga socialistët para takimit.

mbi 20 ditë protestë balla tregon emrat e organizatorëve

2 Komente

  1. a
    alba

    Jane te pakten 100 here me te bukur se ty shemtire e shekulli, koke katror. Jo qe ke qejf dhe kur i degjon. Zar i Rames lepires i shpifur.

    Lini një Përgjigje