Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së një prej organizatorëve të protestës lidhur me incidentin e flamurit të Izraelit.
Në postimin e tij, Rama ironizon deklaratën e njërit prej organizatorëve, Arben Kola, i cili pretendon se në protestë ka pasur persona të infiltruar.
“Janë infiltruar grupe serbe, greke dhe turke, do iu nxjerrim emrat”, incidenti me flamurin izraelit, Arben Kola: Nuk e zhbëjnë dot revoltën tonë!Nga njëra anë, kryeministri ngre pikëpyetjen: “Po ky vetë?”, ndërsa më tej vijon duke thënë: Dhe flamingot do të habiten me veten e tyre si ranë me kokë mes korbave e sorrave të shqiptarisë së rreme.
““Ouuu… Po ky vetë?
Avash-avash, të gjithë do të dalin!
Dhe flamingot do të habiten me veten e tyre si ranë me kokë mes korbave e sorrave të shqiptarisë së rreme”, shkruan Rama.

Lini një Përgjigje