TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Qershor 2026, 08:41

Mijëra i kërkojnë dorëheqjen, Rama-protestuesve: E nisët me mbrojtjen e mjedisit, e bitisët me ndotjen e vetvetes

Shkruar nga Pamfleti
Mijëra i kërkojnë dorëheqjen, Rama-protestuesve: E
Rama ironizon protestën

Kryeministri Edi Rama po përballet me një valë protestash, që kanë hyrë në javën e katërt të tyre, teksa mijëra qytetarë i kërkojnë dorëheqjen. Protestat qytetare nisën pas një incidenti në Zvërnec, por shpejt ato përfshinë mijëra njerëz që kanë ‘grisur’ kontratën me Kryeministrin dhe kërkojnë largimin e tij.

Vala e protestave është shtrirë jo vetëm në disa prej qyteteve në Shqipëri, por edhe në kryeqendrat europiane dhe më gjerë, atje ku jetojnë dhe punojnë komunitete shqiptarësh. Në ditët e fundit disa qindra shqiptarë që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani, Francë, iu bashkuan valës së protestave në Tiranë, ndërsa Kryeministri ka zgjedhur rrugën e ironizimit, atakimit dhe akuzave ndaj qytetarëve që po zhvillojnë një nga rezistencat më të forta në të gjithë karrierën qeveritare të Edi Ramës.

Dhe në kuadrin e ironizimeve, Rama ka publikuar në rrjetet sociale, pamjet nga bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit”, pasi protestuesit janë larguar. Nga pamjet e transmetuara në rrjetin social, duken mbeturinat e lëna në boulevard, i cili ka nisur të pastrohet nga punonjësit e pastrim-gjelbërimit të Bashkisë së Tiranës.

Shishe plastike, letra dhe një flamingo e lënë në trotuar, janë pjesë e videos që publikuar nga Rama, teksa ironizon protestuesit se po ndotin vetveten.

Një natë në kryeqytet, si metafora e fundit të një proteste që nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes…”, shkruan Rama.

Kryeministri ka refuzuar deri më tani kërkesën e protestuesve për të dhënë dorëheqjen, ndërsa akuzon se në protestat ndaj tij kanë gisht vendet jomiqësore me Shqipërinë, ose grupe të lidhura me to. Si për të treguar se është ende i fortë dhe në detyrë, Rama ka ironizuar edhe thirrjet e protestuesve “Edi Rama ka maru”.

Për t’i dhënë kësaj një pathos revolucionar, aty në sheh nis refreni Edi Rama ka mbaru. Puna është se ikën mbrëmja dhe ikën mëngjesi, aty s’ka njeri se sheshi hapet në mbrëmje, ndërkohë që unë jam këtu, ne jemi këtu.

E nesërmja vjen, vitet ikin, profecia vazhdon, sepse edhe po s’u bë e vërtetë, bëhet virale dhe ja ku jemi sot. për dekada me radhë kemi luftuar për lirinë shprehjes, me të drejtë, pa të s’ka demokraci, por ndërkoha pa e kuptuar kemi hyrë në një ferr tjetër social. Epokë ku problemi është pakufijshmëria e lirisë së shpërndarjes.

Sot s’ka nevojë të censurosh faktet. Mjafton t’i mbysësh. Kjo është situatë  re kohës sonë, fakti dhe gënjeshtra janë dy njësi të mënyrës si funksionon algorimit, që nuk pyet kush ka të drejtë, por kush e merr peng më gjatë vëmendjen. Atij i jep shtysë tjetrit i ul shpërndarjen”, tha Rama.

rama protesta ironizime

2 Komente

  1. R
    R

    A sa plak i ndyre je ti!

    1. v
      vk

      Ik o bunder politike!

      Lini një Përgjigje