TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Qershor 2026, 10:25

Irena Beqiraj ironizon Ramën për algoritmin: Po paguan borxhet me gjithë interesa

Shkruar nga Pamfleti
Irena Beqiraj ironizon Ramën për algoritmin: Po paguan borxhet me
Irena Beqiraj dhe Edi Rama

E pra karma është një llogaritar hynor edhe iluzioni i të pathyeshmit është vëtëm një borxh që e paguan me gjithë interesa !

Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të PS-së të zhvilluar të shtunën, zbuloi “armikun” e rradhës që duket se i ka prishur qetësinë, algoritmin. Në fjalimin e gjatë të mbajtur përpara deputetëve, pjesën më të madhe të kohës, Rama ia dedikoi asaj që po ndodhte në rrjetet sociale, që sipas tij, për shkak të algoritmeve “gënjeshtrat” që thuhen për të, po merrnin statusin e të vërtetave.

“Siç është bërë e vërtetë që unë jam bërë konsumator i kokainës, fjala drogaxhi është një refren që mua më ndjek si e vërtetë. Siç është e vërteta që unë kam akuzuar tim atë për marrëdhënie me timen shoqe dhe atësinë e djalit tim, është e vërtetë çfarëdo që të them unë. Algoritmi e ka bërë të vërtetë përfundimisht këtë gjë. Çfarë rëndësie ka se çfarë them unë. Natyrisht për këtë arsye unë nuk e them këtë gjë rregullisht, se nuk ka asnjë vlerë. Nuk jemi më në një marrëdhënie sociale, politike, demokratike, por jemi në një laborator ku në kohë reale algoritmi, virusi i realitetit, simbolika dhe gënjeshtra prodhojnë një realitet paralel, që është bërë e vërteta“, u shpreh ai.

Deklaratat e Ramës u pasuan nga një seri reagimesh, ku duke u ndalur te protestat, kritikët e tij, përfshi edhe shumë emra dhe figura të njohura në rradhët e socialistëve ndër vite, i kujtuan Kryeministrit se ata që protestonin nuk kishin të bënin me algoritmin.

Ndërkohë Irena Beqiraj, ish-zv.ministre e Financave në qeverinë socialiste, në një reagim në rrjetet sociale, shkruan se Edi Rama sot po paguan borxhet me gjithë interesa. Beqiraj sjell në vëmendje faktin se prej vitesh Rama kishte krijuar në rrjetet sociale një popullaritet shumë të lartë.

Algoritmi shpjegon atë që trondit dhe jo atë që shpjegon. Janë gjysmë të vërteta, që përhapen shumë shpejt" .

Këtë e ka thënë pikërisht Edi Rama i cili  prej disa vitesh kishte popullaritetin më të lartë në rrjetet sociale në vendin tonë ku shpesh bashkëbisedonte edhe me ndjekësit e tij, për të përhapur po nëpërmjet algoritmit gjysmë të vërtetat e tij!

E pra karma është një llogaritar hynor edhe iluzioni i të pathyeshmit është vëtëm një borxh që e paguan me gjithë interesa!

Bëhu i mençur menaxho dëmet!”, shkruan Beqiraj.

beqiraj rama protesta

Lini një Përgjigje