Kreu i Partisë Demokratike tha se vendi ka nevojë për një qeveri kujdestare të përbërë nga ekspertë, me qëllim garantimin e votës së lirë dhe organizimin e zgjedhjeve…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përsëritur thirrjen për dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike jopolitike, e cila sipas tij duhet të garantojë zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në vend.
Në një deklaratë nga selia e PD, Berisha u bëri thirrje demokratëve, mbështetësve të opozitës dhe qytetarëve shqiptarë të vijojnë protestat kundër qeverisë, duke i cilësuar ato si pjesë të një “misioni shpëtimtar” për vendin.
Kreu i opozitës ngriti akuza të forta ndaj kryeministrit Rama, duke e akuzuar për korrupsion, keqmenaxhim dhe veprime që, sipas tij, kanë dëmtuar interesat kombëtare. Berisha iu referua gjithashtu disa dosjeve dhe raporteve, për të cilat pretendoi se përmbajnë prova për abuzime financiare dhe veprimtari korruptive.
Ai deklaroi se pjesëmarrja e lartë në protestën e fundit tregon rritjen e pakënaqësisë qytetare ndaj qeverisë aktuale dhe se kërkesa për largimin e kryeministrit po mbështetet nga një numër i madh qytetarësh.
Berisha kërkoi ngritjen e një qeverie kujdestare të përbërë nga ekspertë dhe figura jopolitike, e cila sipas tij do të kishte si mision kryesor rikthimin e besimit te procesi zgjedhor dhe garantimin e votës së lirë për qytetarët shqiptarë.
Po ti o qen ku do shkosh?
ik mer qelbesire