TAGS-AT E JAVËS

Showbiz22 Qershor 2026, 13:41

Luiz Ejlli pozon me ‘Ezelin’ nga pushimet në Turqi

Shkruar nga Pamfleti
Luiz Ejlli pozon me ‘Ezelin’ nga pushimet në Turqi
Luiz Ejlli pozon me ‘Ezelin’ nga pushimet në Turqi

Pushimet familjare të Luiz Ejllit në Turqi kanë sjellë edhe një moment që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të tij në rrjetet sociale.

Këngëtari dhe fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP Albania” ka ndarë në Instastory një fotografi ku shfaqet krah aktorit të njohur turk Kenan İmirzalıoğlu, një emër mjaft i dashur për publikun shqiptar falë rolit të tij si Ezel në serialin që u kthye në fenomen televiziv.

Në imazhin e publikuar, të dy shfaqen të buzëqeshur, ndërsa krahas fotos, Luizi ka shkruar: “Ezel 2. Së shpejti”, duke e shoqëruar postimin me një emoji që shkel syrin.

Postimi ka ngjallur reagime të shumta mes ndjekësve, të cilët e kanë komentuar me entuziazëm takimin mes dy figurave të njohura për publikun shqiptar.

Luiz Ejlli pozon me ‘Ezelin’ nga pushimet në Turqi

luiz ejlli ezel turqi

Lini një Përgjigje