Janë publikuar pamjet e aksidentit fatal në orët e para të mëngjesin e sotëm në aksin Fier – Vlorë, ku humbi jetën Albi Hoxha, 24 vjeç.
Nga të dhënat e mbledhura në vendngjarje dhe këqyrja e perimetrit të zonës ku ka ndodhur aksidenti, hetuesit kanë arritur në përfundimin paraprak se mjeti ka qenë duke lëvizur me shpejtësi shumë të lartë.
Sipas analizës së pikës së goditjes dhe vendit ku ka përfunduar automjeti, dyshohet se shpejtësia ka arritur rreth 220 kilometra në orë, çka konsiderohet tejkalim ekstrem i normave të lejuara.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 03:00 në zonën e njohur si mbikalimi i Novoselës, në aksin rrugor drejt fshatit Akërni.
I riu po drejtonte me një automjet me targa AB009GN dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Ai është gjetur pa shenja jete 30 metra larg nga pika e goditjes.
Lini një Përgjigje