TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Prill 2026, 10:15

Thyen ‘arrestin në shtëpi’ dhe kryen seri vjedhjesh, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
Thyen ‘arrestin në shtëpi’ dhe kryen seri vjedhjesh,
26-vjeçari i filmuar nga kamerat e sigurisë

Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranë, i dyshuar si autor i një serie vjedhjesh të ndodhura gjatë muajit prill. Sipas autoriteteve, i riu ka kryer disa grabitje në subjekte të ndryshme në kryeqytet.

Policia bën me dije se i arrestuari, Agustjan Hyka, kishte thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie”, e caktuar më herët për veprën penale “dhuna në familje”. Pavarësisht kësaj mase, ai dyshohet se ka vijuar aktivitetin kriminal.

Sipas hetimeve paraprake, 26-vjeçari ka vjedhur shuma parash dhe produkte në katër subjekte të ndryshme. Gjithashtu, ai dyshohet se ka tentuar të kryejë vjedhje në një banesë dhe në një tjetër subjekt.

Autoritetet po vijojnë punën për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së tij dhe për të verifikuar përfshirjen në raste të tjera të mundshme vjedhjeje.

"Finalizohet operacioni i koduar “Penaliteti”, për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë.

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe, gjatë muajit mars, kreu 6 vjedhje/tentativa për vjedhje, vihet në pranga 26-vjeçari.

Si rezultat i veprimeve hetimore intensive, të kryera menjëherë pas kallëzimeve të disa shtetasve/administratorëve të subjekteve për vjedhje të pronës dhe pasurisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 finalizuan operacionin e koduar “Penaliteti”, gjatë të cilit u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar i disa rasteve në këtë fushë, shtetasi A. H., 26 vjeç.

Nga hetimet dyshohet se 26-vjeçari, gjatë muajit prill 2026, ka vjedhur shuma parash dhe produkte në 4 subjekte, si dhe ka tentuar të vjedhë në një banesë dhe në një subjekt.

Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Vijon hetimi për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer shtetasi A. H.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë", njoftoi policia.

Lini një Përgjigje