TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Prill 2026, 11:30

Shpërthim me tritol në Sarandë, policia rrethon zonën

Shkruar nga Pamfleti

Shpërthim me tritol në Sarandë, policia rrethon zonën

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar mëngjesin e sotëm në Sarandë, fatmirësisht pa pasoja në njerëz.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Berdenesh, ku në murin e jashtëm rrethues të banesës së një shtetaseje me inicialet S.I., dyshohet se është vendosur lëndë plasëse.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e para për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

“Sarandë/Informacion paraprak

Sot, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Berdenesh, Sarandë në murin e jashtëm rrethues të  banesës private të shtetases S. I, dyshohet se është vendosur lëndë plasëse duke  shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e para për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, njofton policia.

Lini një Përgjigje