TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Prill 2026, 08:47

Shpërndante drogë në Poliçan, kapet 52-vjeçari që theu masën e arrestit shtëpiak 

Shkruar nga Pamfleti

Shpërndante drogë në Poliçan, kapet 52-vjeçari

Një 52-vjeçar është arrestuar nga policia në Berat pasi vijonte shitjen e lëndëve narkotike, ndërkohë që ishte me masë sigurie “arrest në shtëpi” për të njëjtën veprimtari.

Shtetasi A. Z., banues në Poliçan, u vu në pranga pas një kontrolli fizik dhe në banesë, ku policia gjeti dhe sekuestroi sasi të kokainës dhe Cannabis Sativa, dy mjete prerëse dhe fishekë luftarakë.

Sipas verifikimeve të kryera nga strukturat e hetimit, 52-vjeçari rezultonte me masë sigurie “arrest në shtëpi”, të vendosur më herët për aktivitet kriminal në fushën e narkotikëve. Pavarësisht kësaj mase, ai vijonte shpërndarjen e drogës në doza.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”.

"Arrestohet një shtetas që shiste Kokainë dhe Cannabis Sativa, duke qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për të njëjtën veprimtari. Gjithashtu, i arrestuari posedonte mjete prerëse dhe municion.

Sekuestrohen sasi të lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, 2 mjete prerëse dhe fishekë luftarak.

Në vijim të kontrolleve dhe punës operative, me qëllime goditjen e paligjshmërive dhe garantimin e sigurisë publike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, goditën një rast të armëmbajtjes pa leje dhe të shitjes në doza, të lëndëve narkotike.

Për rastin u vu në pranga shtetasi A. Z., 52 vjeç, banues në Poliçan.

Gjatë kontrollit fizik dhe gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, u gjetën lëndë narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, si dhe 2 mjete prerëse dhe fishekë luftarak.

Ndërkaq, nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se ai ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

arresti shtepiak shitje droge

Lini një Përgjigje