TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Prill 2026, 11:53

Akuzohet se spiunoi Andi Zylyfin te ekzekutorët, bashkëshortja e Fatos Gosës dëshmon në seancën e dosjes "Plumbi i Artë"

Shkruar nga Pamfleti

Akuzohet se spiunoi Andi Zylyfin te ekzekutorët, bashkëshortja e Fatos

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dëshmuar Genta Gosa, bashkëshortja e Fatos Gosës, në kuadër të dosjes “Plumbi i Artë”, që lidhet me vrasjen e Andi Zylyfit.

Gjatë seancës, ajo deklaroi se në momentin kur ndodhi ngjarja, bashkëshorti i saj ndodhej i arrestuar në Tiranë. Sipas saj, Fatos Gosa dhe viktima kishin marrëdhënie të mira dhe nuk kishin konflikte mes tyre.

“Fatos Gosa në atë kohë ka qenë i arrestuar në Tiranë. Takova Burbuqen, një e afërme e viktimës dhe i thashë që Fatosi nuk e ka bërë. Nëse ai ka gisht tek vrasja e Andi Zylyfit, i thash vriti djemtë e mi. Burbuqja më tha, t’u thaftë goja, si thua ti vriti djemtë e mi, të isha unë tha nuk do e kisha bërë. Ma zë goja i thashë sepse burri im nuk e ka bërë. Të pranishëm aty ishin Tafiku dhe Burbuqja. Kishim kohë që e mendonim të shkonim dhe të flisnim. I thashë burri im nuk e ka bërë. Kam 26 vite e martuar me Fatosin, nuk kemi pasur asnjë problem hasmërie me Andi Zylyfin. Marrëdhëniet tona kanë qenë të mira”, theksoi Genta Gosa.

Si u vra Andi Zylyfi?

Vrasja e Andi Zylyfit ndodhi në fshatin Përparim, në aksin nacional Elbasan–Peqin. 26-vjeçari u qëllua me armë zjarri teksa ndodhej në një automjet tip “Golf”, së bashku me një tjetër të ri.

Pavarësisht përpjekjeve për t’i dhënë ndihmë mjekësore, Zylyfi mbërriti pa shenja jete në spital. Nga të shtënat mbeti i plagosur rëndë edhe Ardit Uruçi, 23 vjeç, banues në të njëjtin fshat.

Sipas dyshimeve paraprake, atentati lidhet me përplasje mes grupeve kriminale, ndërsa autorët u larguan nga vendngjarja në drejtim të panjohur.

Andi Zylyfi kishte lidhje familjare me disa prej viktimave të një atentati të ndodhur në Bradashesh të Elbasanit në vitin 2018, ku mbetën të vrarë Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk Erdal Duranay.

Zylyfi ishte djali i hallës së Endrit Alibej, i cili dyshohet se u ekzekutua për pazare droge. Vetë 26-vjeçari ishte kthyer prej pak kohësh nga emigracioni në momentin kur ndodhi vrasja.

Akuzohet se spiunoi Andi Zylyfin te ekzekutorët, bashkëshortja e Fatos

Lini një Përgjigje