TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Prill 2026, 11:14

Pjesë e grupit që trafikoi 4 tonë kokainë; kush është shqiptari i shumëkërkuar që u arrestua në Barcelonë

Shkruar nga Pamfleti

Karabinierët pyetën babanë e 28-vjeçarit, nëse kishte kontakte me të birin, por ai e mohoi. Kështu, efektivët vendosën ta ndiqnin dhe zbuluan se disa herë në muaj ai udhëtonte drejt Spanjës me avion.

Pjesë e grupit që trafikoi 4 tonë kokainë; kush
Enri Hardolli fshihej në Barcelonë

Një trafikant shqiptar droge që fshihej në Barcelonë mendonte se i kishte shpëtuar drejtësisë italiane, por një gabim e nxori zbuluar. Ai i shiti sasi të mëdha kokaine një italiani për të rritur shpërndarjen në zonën e Alta Padovanas dhe karabinierët e Cittadellas ranë në gjurmët e tij.

Në vitin 2022, 28-vjeçari Enri Hardolli ishte nën hetim nga Antimafia e Triestes dhe Guardia di Finanza e Venecias pas sekuestrimit të një ngarkese prej katër tonësh kokaine, pjesë e “Clan del Golfo” grupit kriminal që i janë sekuestruar 4.3 ton kokainë dhe 2 milionë euro, përfshirë mjete transporti si kamion dhe fuoristradë gjatë një mega-operacion të zhvilluar në fillim të këtij muaji nga Guardia di Finanza dhe Antimafia e Triestes.

Pak më vonë, ndaj tij u vendos masa e arrestit me burg dhe i riu shqiptar u zhduk. Ose të paktën kështu mendonte ai.

Enri dhe Ervin Hardolli, janë djemtë e ish-kryetarit të komunës Rrethina në Shkodër Gëzim Hardolli.

Ndërkohë, karabinierët e Cittadellas, të koordinuar nga prokurori Benedetto Roberti, çmontuan një rrjet të rëndësishëm të shpërndarjes së kokainës në zonën e Alta Padovanas. Në rrjetë përfundoi një italian, ndërsa hetimet gjetën furnitorin e këtij personi nga ku doli emri i Hardollit.

Pjesë e grupit që trafikoi 4 tonë kokainë; kush
Enri Hardolli 

Italiani kishte shpërndarë doza kokaine kryesisht te klientë italianë, mes tyre shumë profesionistë, përfshirë një arkitekte së bashku me bashkëshortin e saj. Hetuesit, në një kohë të shkurtër, rindërtuan lëvizjet e shqiptarit dhe zbuluan se prindërit e tij jetonin në Mestre, ndërsa ai banonte në Spinea. Karabinierët pyetën babanë e 28-vjeçarit, me profesion punëtor, nëse kishte kontakte me të birin, por ai e mohoi. Kështu, efektivët vendosën ta ndiqnin dhe zbuluan se disa herë në muaj ai udhëtonte drejt Spanjës me avion. Në këtë pikë, Prokuroria kërkoi dhe mori një urdhër arresti për Hardollin dhe në fillim të marsit Guardia Civil, policia spanjolle, e gjeti dhe e arrestoi 28-vjeçarin në Barcelonë.

Aktualisht, i riu shqiptar ndodhet i burgosur në burgun e Montorio Veronese. Kontaktet e tij me shpërndarësin italian, sipas rindërtimit të hetuesve, kanë vazhduar deri në tetor të vitit 2023.

Hetimi i Triestes nxori nga qarkullimi sasi të mëdha kokaine kolumbiane: droga nga Amerika e Jugut u transportua me një anije mallrash deri në portin e qytetit. Në total, Guardia di Finanza sekuestroi katër tonë kokainë. Trafiku ndërkombëtar u godit falë një ushtaraku të infiltruar, i cili më 17 maj 2021 dorëzoi 300 kilogramë kokainë një bosi kolumbian në Trieste, për të mos ngritur dyshime mbi “vendin e sigurt”.

Nga sekuestrimet dhe rikuperimi i drogës, 135 kilogramë u rikthyen, ndërsa 150 kilogramë të tjerë nuk u arrit të gjenden. Mes emrave të personave të përfshirë në trafikun e drogës doli edhe ai i Enri Hardollit. Ndërkohë, italiani i kapur në flagrancë nga karabinierët tashmë ka pranuar dënimin e tij përmes marrëveshjes me drejtësinë.

 

enri hardolli barcelonë trafik droge

Lini një Përgjigje