TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Prill 2026, 11:06

Vodhi xhiron ditore të biznesit nën kërcënimin e thikës, arrestohet hajduti në Tiranë (Video) 

Shkruar nga Pamfleti

Vodhi xhiron ditore të biznesit nën kërcënimin e

Një 42-vjeçar u arrestua nga Policia e Tiranës pasi ka vjedhur para nga një dyqan duke kanosur me thikë punonjësen. Ngjarja është regjistruar më 1 prill 2026 në rrugën “Kongresi i Manastirit”.

Sipas të dhënave, autori ka marrë xhiron ditore të biznesit dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia konfirmon se ai ka qenë i dënuar më parë për vjedhje.

Gjatë operacionit u sekuestruan thika dhe veshjet që dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së veprës penale. Arrestimi u krye në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.

"Sekuestrohen thika dhe veshjet që dyshohet se ka përdorur 42-vjeçari, gjatë kryerjes së vjedhjes.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe arrestimin e autorëve, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Tools”, si rezultat i të cilit u kap në bashkëpunim me shërbimet e DVP Durrës dhe vu në pranga shtetasi në kërkim:

-B. Sh., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas dyshohet se më datë 01.04.2026, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, ka vjedhur një shumë parash (xhiron ditore) në një dyqan, duke kanosur punonjësen, me thikë.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme", njofton policia. 

 

 

vjedhje arrestim

Lini një Përgjigje