TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Prill 2026, 16:20

Përplasje me armë mes shqiptarëve dhe afrikanëve në Itali, shkak dyshohen konfliktet për drogën!

Shkruar nga Pamfleti
Përplasje me armë mes shqiptarëve dhe afrikanëve në
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një incident i armatosur ka ndodhur mëngjesin e sotëmnë qendër të Trentos, ku katër persona, dy prej tyre shqiptarë, u përfshinë në një konflikt që përfundoi me një të plagosur.

 Ngjarja ndodhi rreth orës 09:15 në qendër të qytetit. Dy shqiptarët ndodheshin në një bar duke pirë kafe, kur janë afruar nga dy persona të tjerë me origjinë nga Afrika e Veriut. Kontakti mes tyre ka degjeneruar menjëherë në përplasje fizike.

Shqiptarët janë larguar me vrap drejt një dyqani cigaresh në rrugën Santa Croce, por janë ndjekur nga dy personat e tjerë. Brenda dyqanit situata ka shpërthyer sërish në dhunë, këtë herë edhe me të shtëna arme. Një person mbeti i plagosur në shpatull.

Të alarmuara, pronarja e dyqanit dhe nëna e saj u mbyllën në pjesën e pasme të lokalit. Ato shpëtuan pa lëndime, edhe pse të terrorizuara nga ajo që ndodhi.

Fillimisht u mendua për një grabitje, por hetimet e para, sipas mediave italiane, konfirmuan se konflikti mes dy shqiptarëve dhe dy afrikanoveriorët, mund të lidhet me larje hesapesh në fushën e drogës.

Të katër personat janë ndaluar nga policia, ndërsa autoritetet në Trento po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat.

sherr shqiptare

Lini një Përgjigje