TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Prill 2026, 15:23

Diploma dhe licenca, zbulohet laboratori i falsifikimit të dokumenteve në Tiranë; arrestohet "ideatori"

Shkruar nga Pamfleti
Diploma dhe licenca, zbulohet laboratori i falsifikimit të dokumenteve
Foto ilustruese

Gjatë ndërhyrjes, policia arrestoi Abas Tafën, 51 vjeç. Kontrolli në banesën e tij në Zall-Bastar çoi në gjetjen e qindra dokumenteve të falsifikuara.

Policia e Tiranës ka zbuluar një ambient të fshehtë që shërbente si laborator për falsifikimin e diplomave dhe dokumenteve zyrtare, në kuadër të operacionit të koduar “Laboratori”.

Gjatë ndërhyrjes, policia arrestoi Abas Tafën, 51 vjeç. Kontrolli në banesën e tij në Zall-Bastar çoi në gjetjen e qindra dokumenteve të falsifikuara.

Mes materialeve të sekuestruara kishte diploma shkolle, diploma universitare dhe licenca profesionale. Sipas policisë, ambienti ishte përshtatur posaçërisht për prodhimin e këtyre dokumenteve.

Hetuesit po vijojnë veprimet për të identifikuar persona të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë aktivitet. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës.

"Zbulohet një ambient i përshtatur si laborator për falsifikimin e diplomave të shkollave të mesme, universiteteve të ndryshme, si dhe licencave profesionale.

Sekuestrohen qindra dokumente të dyshuara të falsifikuara dhe sende të tjera të kundërligjshme, që shërbenin për ushtrimin e kësaj veprimtarie kriminale.

Vihet në pranga një shtetas.

Seksioni i Hetimit të Krimeve Ekonomiko-Financiare, nën drejtimin e Prokurorisë, si rezultat i një pune të mirëorganizuar, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Laboratori”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua shtetasi A. T., 51 vjeç.

Gjatë kontrollit të banesës së 51-vjeçarit, në Zall-Bastar, shërbimet e Policisë zbuluan një ambient të fshehtë, të kthyer në laborator për prodhimin dhe falsifikimin e diplomave të shkollave të mesme, universiteteve, programeve master dhe licencave profesionale.

Po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme"-njoftoi policia.

operacion policia arrestim

Lini një Përgjigje