Një person ka ekzekutuar kunatin e tij me armë zjarri në Fushë-Krujë. Përplasja mes tyre kishte nisur disa ditë më herët dhe degradoi në vrasje. Policia po kërkon autorin dhe po heton për zbardhjen e plotë të krimit.
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Verjon të Fushë-Krujës pasditen e sotme. Eduart Afmataj është autori, i cili ka qëlluar me armë kunatin e tij Artur Çangun.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se krimi ka ndodhur pas një sherri mes palëve të ndodhur para disa ditësh. Mësohet se ka qenë vetë autori Afmataj ai që ka njoftuar policinë.
Bëhet me dije se në sallën operative të Komisariatit të Policisë Krujë ka mbërritur një telefonatë ku Eduart Afmataj ka deklaruar se disa persona të armatosur me çifte kanë qëlluar në drejtim të Çangut.
Mënjëherë, efektivët janë nisur drejt vendngjarjes dhe kanë lokalizuar trupin e pajetë të Çangut në fshatin Kurçaj.
"Rreth orës 18:15, në fshatin Vrion, Nikël, dyshohet se shtetasi E. A, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë shtetasin A. C. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar shtetasit E. A.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë ligjor të tij."-njoftojnë blutë e Krujës.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe kapjen e autorit.
Lini një Përgjigje