TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Qershor 2026, 16:37

Trafikanti Gjergj Luca, skallavopronar modern me bekimin e Edi Ramës; përdor të miturit për ndërtim dhe punët e pista

Shkruar nga Pamfleti
Trafikanti Gjergj Luca, skallavopronar modern me bekimin e Edi Ramës;
Skllavorponari me shefin e tij dhe fëmijët që shfrytëzohenb

Gjergj Luca, të cilit i digjet barku për Ramën për shkak të protestave, ka shkelur hapur ligjin duke punësuar adoleshentë në ndërtim. Madje jo vetëm kaq, por përdor dhe të rinj për punët e tij të pista...

Maskarallëku i trafikantit Gjergj Luca ka arritur kulmin. Teksa me qindra e mijëra qytetarë protestojnë prej 15 ditësh, Luca mundohet të tallet përmes videove në rrjetet sociale, por duket se këtë herë ka bërë autogol.

Gjergj Luca, i cili ka përvetësuar gjithë pronat e ushtrisë dhe tokat shtetërore, shfrytëzon të miturit për të ngritur sarajet e tij. Para 2 ditësh ai ka publikuar një video skandaloze, ku mburret se ka marrë në punë dy fëmijë të moshave 14 dhe 15 vjeç. Dhe jo punë dosido, por dy të miturit punojnë në ndërtim, bëjnë llaç e mbajnë tulla.

Por kjo është skllavëri moderne. Ligji e ka të përcaktuar qartë se fëmijët nën 18 vjeç nuk duhet të punojnë. Dhe për më tepër, në këtë rast nuk kemi punë, por kemi shfrytëzim të tyre.

Videoja, e cila u fshi më pas, ka sjellë reagime shumë të forta. Aktivistja Haris Vongli shprehet se ky është një akt çnjerëzor.

Është e papranueshme dhe çnjerëzore sesi ky njeri shkel hapur ligjin duke marrë në punë të rënda fëmijë nën moshën 18 vjeç. Por akoma më e rëndë është se ka guximin të shfrytëzojë lodhjen, moshën dhe pamundësinë e tyre, vetëm për disa klikime më shumë! Video që sulmojnë qindra mijëra qytetarë që kanë mbushur rrugët e Tiranës pikërisht kundër modelit që përfaqëson Luca. Në fakt, nuk mund të presësh asgjë më shumë nga një njeri që ka deklaruar se feja e tij është Edi Rama. Nuk mund të presësh më shumë nga dikush që shndërrohet në përbindësh kur flet për shqiptarët, por në një lepur të trembur kur gjendet përballë atij që adhuron. Të gjithë ata që bëjnë avokatin e Edi Ramës në rrjetet sociale apo në studiot televizive kanë të njëjtën gjuhë, të njëjtën arrogancë dhe të njëjtin agresivitet e mospërfillje. Dhe kjo për një arsye të thjeshtë: fundi i Ramës është edhe fundi i tyre”, shprehet ajo.

Ndërkohë, sot aktin e ka dënuar edhe PD. Sipas saj, fëmijët përdoren nga ai i cili i thur lavde Edi Ramës dhe e shpall si “fenë” e tij. Ishte Floriana Garo ajo e cila paralajmëroi padi.

Këta fëmijë që punojnë në piskun e vapës paraqiten nga Luca si shembull për të rinjtë që protestojnë në sheshet e Tiranës kundër regjimit të padronit të tij. Ata përdoren jo vetëm në shkelje të ligjit, jo vetëm në shfrytëzim dhe në kushte të vështira, por edhe si mjet propagande. Për të thënë se, shihi si punojnë shqiptarët, dhe si këta duhet të bëjnë edhe ata që janë ngritur kundër Ramës. Pra të ulin kokën, të mbyllin gojën. Partia Demokratike dënon jo vetëm përdorimin e fëmijëve si material propagandistik, por sidomos përdorimin e tyre për punë të rënda, në kundërshtim me ligjin. Për këtë arsye ne nuk do të ndalemi vetëm te ky denoncim, por do të paraqesim padi në Prokurori për shkelje të ligjit dhe punësim të minorenëve”, shprehet PD.

Por skandali nuk është vetëm ky. Sipas disa informacioneve që disponon Pamfleti, Gjergj Luca nëpërmjet ushtarëve të tij shfrytëzon edhe disa të rinj të datëlindjes 2003-2004 për trafik droge në Ksamil. Ku mes disa emrave veçohet një i ri nga Përmeti me iniciale E.M., me vendbanim në rrugën “Myslym Shyri”, Tiranë. Po ashtu, Luca e përdor atë për të sulmuar përmes komenteve në rrjetet sociale këdo që sulmon trafikantin e peshkut. Por në ditët në vijim do të nxjerrim më shumë detaje. /Pamfleti

luca femije

1 Komente

  1. T
    Tony

    Kur do bejne shkollle e te edukohen ate te mjere e qelbesire, si i jkati edhe ky qen.

    Lini një Përgjigje