Bëhet fjalë për autorin Eduart Afmataj dhe viktimën Artur Cangu.
Janë zbardhur emrat e autorit dhe viktimës së vrasjes së ndodhur pak më parë në Nikël. Bëhet fjalë për Eduart Afmatajt i cili ka qëlluar për vdekje kunatin e tij Artur Çangu. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Verjon, në kodrat mbi Nikël.
Raportohet se krimi ka ardhur pas një konflikti që Çangu kishte pasur me shtetasin Eduart Ahmataj.
Bëhet me dije se në sallën operative të Komisariatit të Policisë Krujë ka mbërritur një telefonatë e cila dyshohet se ka thirrur vetë Eduart Afmataj, i cili ka deklaruar se disa persona të armatosur me çifte kanë qëlluar në drejtim të Çangut.
Mënjëherë, efektivët janë nisur drejt vendngjarjes dhe kanë lokalizuar trupin e pajetë të Çangut në fshatin Kurçaj.
Pritet një informacion më i detajuar nga policia.
Lini një Përgjigje