Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme fshatin Verjon në Nikël të Fushë-Krujës. Ndërkohë është publikuar fotoja e 48-vjeçarit Artur Çangu, i cili ka humbur jetën nga të shtënat me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti që Çangu kishte pasur me 33-vjeçarin Eduart Ahmataj. Ky i fundit e ka qëlluar me armë zjarri dhe e ka lënë të vdekur. Mësohet se 33-vjeçari Eduart Afmataj është dhëndër në fisin e viktimës.
Po ashtu raportohet se kufoma e Artur Çangut është gjetur në fshatin Verjon në Nikël të Fushë-Krujës. Viktima është gjetur i kthyer përmbys dhe me goditje plumbash në trup.
Lini një Përgjigje