Holanda dhe Japonia kanë dhuruar një përballje emocionuese në Dallas, e cila përfundoi me rezultatin 2-2 në ndeshjen hapëse të Grupit F.
Sfida nisi me ritëm të lartë nga përfaqësuesja holandeze, që krijoi rastet e para të rrezikshme me Malen. Megjithatë, portieri japonez Suzuki u tregua i vëmendshëm, duke mbajtur të paprekur portën e tij në minutat e para.
Pas një pjese të parë pa gola, Holanda kaloi në avantazh në minutën e 51-të. Kapiteni Virgil Van Dijk përfitoi nga një krosim në zonë dhe me një goditje të saktë me kokë dërgoi topin në rrjetë për 1-0.
Reagimi i Japonisë ishte i menjëhershëm. Vetëm gjashtë minuta më vonë, Nakamura lëshoi një goditje të fuqishme nga hyrja e zonës, duke vendosur baraspeshën.
Holandezët rimorën avantazhin në minutën e 64-t, kur Summerville finalizoi bukur një aksion në zonë dhe mposhti Suzukin për rezultatin 2-1.
Megjithatë, Japonia nuk u dorëzua dhe në minutën e 89-të gjeti sërish golin e barazimit. Pas një goditjeje nga këndi, Kamada u shkëput në zonë dhe me kokë dërgoi topin në rrjetë, duke vulosur rezultatin përfundimtar 2-2.
Me këtë barazim, të dyja skuadrat e nisin me nga një pikë aventurën në Grupin F. Ndërkohë, ndeshja tjetër e grupit do të luhet mes Suedisë dhe Tunizisë.
Rezultati:
Holandë 2-2 Japoni
Shënuesit: Van Dijk 51’, Summerville 64’ / Nakamura 57’, Kamada 89’.
Formacionet Zyrtare:

Lini një Përgjigje