TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Prill 2026, 09:27

Shkrumbohet nga flakët bujtina turistike në Librazhd, dyshimet e para 

Shkruar nga Pamfleti

Shkrumbohet nga flakët bujtina turistike në Librazhd, dyshimet e

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në fshatin Dorëz, në Njësinë Administrative Qendër të Librazhdit, ku një bujtinë është përfshirë nga flakët dhe ka pësuar dëme të mëdha materiale.

Policia u njoftua për zjarrin në orën 22:46. Pas sinjalizimit, në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse, policia dhe banorë të zonës, të cilët punuan për të vënë nën kontroll flakët.

Në operacion morën pjesë 12 efektivë zjarrfikës me dy mjete, të cilët ndërhynë për disa orë në kushte të vështira. Ata arritën ta shuajnë zjarrin rreth orës 03:00 të mëngjesit të 10 prillit.

Hetimet paraprake tregojnë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një defekt në rrjetin elektrik të amortizuar. Përhapja e flakëve u favorizua nga konstruksioni prej druri i objektit.

Si pasojë, u dogjën rreth 80 metra katrorë të bujtinës, përfshirë ambientet e kuzhinës, dhomës së gjumit dhe tualetit. Objekti përdorej për aktivitet turistik.

Nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar. Autoritetet po vijojnë veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave. 

shkrumbohet nga flaket bijtina ne librazhd

Lini një Përgjigje