TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Prill 2026, 11:00

Të shtëna me armë në Tropojë, një person i plagosur; shpallet në kërkim autori

Shkruar nga Pamfleti

Të shtëna me armë në Tropojë, një person i

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tropojë, ku një person dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy shtetasve. Si pasojë e të shtënave, njëri prej tyre ka mbetur i plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, policia ka shpallur në kërkim shtetasin me inicialet A.I., 26 vjeç, banues në Bajram Curri, i dyshuar si autor i ngjarjes. Forcat e rendit janë vënë në ndjekje të tij, ndërsa vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e të riut.

Paraprakisht, bëhet me dije se konflikti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme pas një konflikti për motive të dobëta, në një lokal në qytetin e Bajram Currit. 

I plagosuri, i riu me inicialet S.D 18 vjeç është transportuar për ndihmë mjekësore, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e plota të konfliktit që çoi në përdorimin e armës së zjarrit.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë shpallën në kërkim shtetasin A. I., 26 vjeç, banues në Bajram Curri.

Ky shtetas, më datë 10.04.2026, rreth orës 23:00, në një lokal në qytetin e Bajram Currit, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasve S. M. dhe S. D., 18 vjeç, banues në Bajram Curri.

Si pasojë e të shtënave është plagosur në dorë shtetasi S. M., i cili mori ndihmë mjekësore dhe u largua për në banesë.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë vijojnë veprimet hetimore nën drejtimin e Prokurorisë për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme", njoftoi policia.

Lini një Përgjigje