Një operacion i zhvilluar në qytetin Pereira të Kolumbisë çoi në arrestimin e një shtetasi shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Bëhet fjalë për Florind Ramën, i njohur edhe si Florin Terziu, ndaj të cilit ishte lëshuar një “kod i kuq” nga Interpoli.
Ai kërkohej nga autoritetet evropiane për përfshirje të dyshuar në një rast të rëndë kriminal të ndodhur në Spanjë në vitin 2022.
Rama u lokalizua në një apartament në lagjen Pinares. Gjatë arrestimit, agjentët i komunikuan të drejtat dhe akuzat, ndërsa ai deklaroi se nuk kishte avokat dhe nuk kërkonte përfaqësim ligjor, por pranoi të kontaktojë një familjar.
Në momentin e ndalimit, ai tentoi të identifikohej si shtetas gjerman, por kjo përpjekje nuk pati sukses, pasi autoritetet kishin të dhëna të sakta mbi identitetin e tij.
Sipas hetimeve, Rama kishte përdorur më shumë se një dokument identifikimi për të lëvizur në disa shtete, përfshirë vende të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit. Kjo ka ndihmuar në shmangien e autoriteteve për një periudhë kohe.
Autoritetet e lidhin të arrestuarin me rrjete kriminale që operojnë në Costa del Sol, një zonë e njohur për aktivitet të trafikut të drogës. Ai dyshohet se ka pasur kontakte me grupe kriminale me origjinë ballkanike dhe lidhje në disa vende evropiane, si dhe hetime në vijim sugjerojnë mundësi shtrirjeje edhe në Amerikën Latine.
Ngjarja për të cilën ai kërkohej lidhet me vrasjen e një shtetasi serb në Marbella më 30 qershor 2022. Viktima u gjet me shenja torture dhe plagë nga arma e zjarrit.
Sipas dokumenteve gjyqësore, viktima kishte qenë e përfshirë në rrjete të trafikut të drogës dhe kishte bashkëpunuar me autoritetet gjermane si informator, çka e bënte një figurë me rëndësi në këto struktura.
Urdhër-arrestet për këtë çështje janë lëshuar në dy faza, në vitin 2022 dhe 2023.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje