Baza e armëve që u zbulua në Tiranë i përket një ish-anëtari të Forcave të Armatosura. Sipas burimeve, Oltjan Qershori ka qenë më herët pjesë e ushtrisë, por i përjashtuar për sjellje jo korrekte pak vite më parë.
Agjentët e Komisariatit nr. 1 kishin informacion se Qershori kishte një armë “Sharrz” pa leje dhe organizuan operacionin. Por kur kanë mbërritur te shtëpia e tij në Picallë, 41-vjeçari ka parë makinat me fenelina të policisë dhe ka ikur me vrap.
Në shtëpi kanë gjetur më pas gjithë arsenalin dhe vetëm nënën e tij brenda, e cila fillimisht ka pretenduar se nuk janë armët e tyre.
Qershori nuk rezulton me precedent të regjistruar, por dyshimet janë të forta se po bashkëpunonte me grupe kriminale për shitjen e tyre.
Lini një Përgjigje