TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Prill 2026, 14:10

Aksident i rëndë në Vlorë, dyshohet për 5 persona të plagosur; dy prej tyre fëmijë

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në Vlorë, dyshohet për 5 persona
Pamje nga aksident

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Gjorm, në aksin përgjatë lumit të Vlorës.

Sipas informacionit paraprak, bëhet me dije se një automjet tip “Citroen” i drejtuar nga shtetasi Viktor Kananaj ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, dyshohet se kanë mbetur të plagosur 5 persona, mes të cilëve edhe dy fëmijë nën moshën 14 vjeç. Ende nuk ka të dhëna zyrtare mbi gjendjen e tyre shëndetësore. 

Konkretisht, dyshohet se të plagosur kanë mbetur shtetasit: Adriana Shakaj, 18 vjeçe; Elvis Shakaj, rreth 12 vjeç; Nertila Shakaj, 41 vjeçe; Dallandyshe Kananaj, 68 vjeçe, si dhe vetë drejtuesi i mjetit.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e Policisë dhe shërbimi mjekësor, të cilët po japin ndihmën e parë dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

aksident gjorm vlore

Lini një Përgjigje