TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Prill 2026, 17:21

“Viktima po shkonte tek ullishtja”, Klodiana Lala zbardh detaje nga vrasja në Nikël: Çfarë e bën edhe më të rëndë!

Shkruar nga Pamfleti
“Viktima po shkonte tek ullishtja”, Klodiana Lala zbardh detaje nga
Klodiana Lala

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar detaje nga vrasja që tronditi dje Niklën në Fushë-Krujë. Ajo tha se motivet pse Eduart Afmataj vrau Artur Çangun ngelen ende mister. Lala paralajmëroi se kjo ngjarje do të sjellë konflikt të ashpër mes dy familjeve, pasi një krushqi është prishur.

“Pati një ngjarje të rëndë të premten pasdite në Nikël të Fushë-Krujës. Që nga ngjarja e ndodhur te rrethrrotullimi i Rinasit, s’kishim parë një ngjarje tjetër kaq të rëndë. Fillimisht u tha se fëmijët e Artur Çangut ishin konfliktuar me autorin e dyshuar, Eduart Afmatajn. Por u konfirmua se ata nuk kishin pasur asnjë konflikt. Se çfarë ka ndodhur mes tyre, në një zonë ku nuk ka kamera dhe as dëshmitarë, mbetet për t’u sqaruar. Duket si vrasje për motive të dobëta. Nëse është kështu, është shumë e rëndë. Çangu kishte dalë nga banesa për të shkuar te ullishtja e tij. Ai është vrarë me armë, çifte. Mbetet për t’u sqaruar dinamika, pasi është zonë e papopulluar. Pjesa që dua të ndalem është se jo çdo konflikt zgjidhet me armë, por duhet t’i drejtohen institucionet. Kjo do të sjellë konflikt të ashpër mes dy familjeve, një krushqi të prishur.”, tha ai në ‘Kjo javë’.

klodiana lala vrasja ne nikel

Lini një Përgjigje